Kryesore

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës rinovon kontratën me kampionët e Kosovës, mbrojtësi do të jetë pjesë e Ballkanit deri në vitin…

15:07 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marsel Ismajlgeci ka rinovuar kontratën me Ballkanin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ishte i huazuar tek kampionët e Kosovës por tani do të jetë pjesë e klubit deri në 2027-ën.




Postimi i plotë

Ne jemi gati, po ju…

Tifozë të dashur, pas një viti si i huazuar te ne, kemi kënaqësinë të ju bëjmë me dije se Marsel Ismajlgeci, tashmë do të jetë futbollist i FC Ballkanit.

Klubi ka nënshkruar kontratë me lojtarin deri në vitin 2027.

Ashtu siç i kemi arritur sukseset gjatë edicionit që kemi lënë pas, bashkë do i ndjekim edhe objektivat në vazhdim.

Na priftë e mbara

#FCBallkani

Rikujtojmë që 24 vjeçari ka luajtur për Tiranën duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, madje është shpallur edhe kampion i Superiores. Ismajlgeci ka pasur një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.