Kryesore

Berisha publikoi denoncimin për shërbimet spitalore të kryetarit të Lëvizjes së Re, reagon Galdini: Kujtdo që e thotë e rithotë të vërtetën për atë betejë, faleminderit me zemër

18:27 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme (1 korrik) solli në vëmendje një denoncim të bërë disa vite më parë nga Arian Galdini përsa i përket shërbimeve spitalore në Onkologjik, lidhur me rastin e një qytetari, i cili nuk u mjekua me Avastinë. Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka reaguar ditën e sotme ndaj ish-kryeministrit për këtë postim të këtij të fundit.




Kreu i LR-së e falenderon Berishën për risjelljen në vëmendje të këtij rasti të denoncuar 9 vite më parë nga ai, teksa shprehet se asokohe ish-kryeministri e kishte kryefjalë çështjen Galdini dhe betejën e tij kundër krimeve mjekësore.

“Kujtdo që e thotë dhe e rithotë të vërtetën për atë betejë unë i them faleminderit me zemër.”, e përmbyll postimin Arian Galdini.

Ditën e djeshme, Sali Berisha shpërndau një video të Galdinit, të regjistruar 9 vite më parë, për një rast te një pacienti ne Onkologjik, i cili mendohej se trajtohej me mjekimin Avastinë, por pas ndjekjes se mjekëve ne Turqi për një trajtim më te specializuar, për shkak se gjendjes së rëndë, rezultoi se asnjë ilaç i tillë nuk i është injektuar te sëmurit.

Postimi i Arian Galdinit:
Sali Berisha faleminderit për risjelljen në vëmendje të publikut të kësaj beteje që unë e kam bërë 9 vite më parë.
Në fakt, e vërteta është se asokohe Sali Berisha në Kuvend nga janari deri në marsin e 2015, e kishte kryefjalë çështjen Galdini dhe betejën time kundër Mafias Farmaceutike dhe mizorisë së sistemit shëndetësor shqiptar.
Kujtdo që e thotë dhe e rithotë të vërtetën për atë betejë unë i them faleminderit me zemër.

Postimi i Sali Berishës:

Miq ndiqeni sipas dëshirës këtë denoncim për krimin shtetëror Rama-Beqja-Manasterliu

 

LEXO EDHE

“Nuk u gjet asnjë gjurmë ilaçi në gjak!”- Berisha publikon denoncimin e Arian Galdinit për shërbimet spitalore! Kreu i PD: Krim shtetëror

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.