Kryesore

Çështja e dopingut, Pogba: Po luftoj një padrejtësi të madhe, jam ende lojtar i Juventusit

14:56 - 02.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paul Pogba ishte i pranishëm në Gjermani për të ndjekur nga afër Francën në ndeshjen kundër Belgjikës. Mesfushori dha një intervistë të shkurtër, ku theksoi se është i dënuar në mënyrë të padrejtë sa i takon çështjes së tij me dopingun.




“Dua të luftoj me këtë padrejtësi që më është shkaktuar. Së fundmi, është publikuar edhe një intervistë e pavërtetë ku thuhet se Pogba është i mbaruar. Por, unë ju them që Pogba është këtu dhe nuk është i mbaruar, ndaj mos u shqetësoni. Kam dëshirën e madhe për t’u rikthyer, jam ende një lojtar i Juventus. Kam një kontratë, por që ende nuk kam pasur mundësinë për të biseduar me drejtuesit e klubit. Ka një heshtje në këtë moment, ndoshta edhe ata po presin për rezultatin e apelit. Por, nëse jeni mjaftueshëm kuriozë, atëherë mund t’i pyesni”, u shpreh Pogba.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.