Kryesore

“Ekonomia, dështimi më i madh i qeverisë!” -Kreu i Grupit të PD-së takim me qytetarët e Pazarit të Ri, Bardhi: Politikat e gabuara rendisin Shqipërinë të parën në Evropë për pasigurinë në ushqim

18:57 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me qytetarët e kryeqytetit të zonës Pazari i Ri, Njësia 2 Tiranë, për të diskutuar rreth problemeve e shqetësimeve të banorëve dhe biznesmenëve. Së bashku me Bardhin ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës.




Përmes një postimi në Facebook, kreu i Grupit të PD-së u shpreh se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisë aktuale, e se qëndron si arsyeja më kryesore për t’iu bashkuar protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik përballë Kryeministrisë, në orën 20:00.

Bardhi shkruan se përmes këtij takimi u kuptua nga afër padurimi i qytetarëve për të qenë sipas tij pjesë e projekteve që do sjellin ndryshimin e gjendjes në vend dhe garantimin e një ekonomie të mirëqenë.

Demokrati e përmbyll duke shkruar se vendi ynë renditet e para në kontintet për numrin e popullatës në pasiguri në ushqim, e krahasueshme me disa shtete në Afrikë.

Postimi i plotë:

Në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Flamur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.
Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.