Kryesore

Elhaida Dani në pritje të ëmbël? Këngëtarja zbulon nëse është shtatzënë me balerinin, i cili prishi fejesën për tu lidhur me artisten në DWS

13:08 - 02.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Elhaida Dani ka mohuar thashethemet se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, balerinin Ledian Agalliaj.




Artistja ka deklaruar se nuk është shtatzënë dhe kur të vijë momenti do ta bëjë publike.

“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri”, tha këngëtarja. E pyetjes “E keni në plan, e keni diskutuar?”, ajo iu përgjigj shkurtimisht: “Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”.

Thashetheme u nxitën pasi çifti publikuan një foto nga Roma me mbishkrimin: “Dy jemi, por ushqehemi sa për tre”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Kohë më parë në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj është në krizë. Megjithatë, së fundmi balerini iu ka dhënë fund zërave për ndarje, teksa e uroi partneren e tij për ditëlindje.

Ai ka postuar në “Instagram” një foto teksa puthte në faqe Elhaidën, duke ua vënë kapakun njëherë e mirë se dyshja nuk janë më bashkë. “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime”, – ka shkuar Lediani krahas fotos. Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancng With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit. Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut.

Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, – u shpreh ai.

Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.