Kryesore

VIDEO/ Holanda e papërmbajtshme, Gakpo dhe Malen dhurojnë “show” dhe i presin biletën “Tulipanëve” për në çerekfinale

18:00 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Holanda ka arritur të fitojë kundër Rumanisë me rezultatin e pastër 0-3, takim i vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kampioantit Europian 2024.




Golin e parë të takimit e shënoi Gakpo, në minutën e 19-të, ku pas një inkursioni të bukur nga krahu i majtë, lëshon një “predhë” në shtyllën e parë duke çuar topin në rrjetë. Goli i dytë do të shënohej nga zëvendësuesi Malen, ku përsëri në minutën e 83-të, Gakpo bën gjithçka mirë në nga krahu i majtë dhe pason për 25-vjeçarin që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në kuadrat. Përsëri do të ishte ai 1 minut nga fundi i takimit, që do të niste një kundërsulm që do ta finalizonte vetë, për të shënuar të dytin personal dhe të tretin për holandezët, duke vulosur ndeshjen.

Tani më Holanda, e shikon veten në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Austri-Turqi.

 

REZULTATI LIVE | RUMANI HOLANDË 0-2

19′ Gakpo, 83′ Malen

NGJARJET KRYESORE

83′ GOOOOOOOOOL HOLANDA! Gakpo merr një top në krahun e majtë të zonës dhe pason për Malen në zonë, ky i fundit sa devijon pak topin dhe e dërgon në rrjetë. (VIDEO)

81′ Staniçiu ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

80′ Malen nis kundërsulmin dhe pason në krahun e djathtë për Gakpon, ky i fundit godet por rumunët devijojnë në goditje këndi.

78′ Dumfris ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

73′ Verman provon diagonalen nga krahu i majtë, me topin që shkon sërish jashtë. (VIDEO)

72′ 3 zëvendësime te Rumania, dalin nga fusha e lojës Haxhi, Dragush dhe Marin, dhe futen Alibec, Mihaila dhe Cicaldau.

69′ Dy zëvendësime te Holanda, dalin nga fusha Ake dhe Shouten, vendin e tyre e marrin van de Ven dhe Verman.

68′ Depaj provon të surprizojë rumunët duke e goditur topin tokazi nga goditja e dënimit, por për fat të keq të sulmuesit sfera shkon shumë afër shtyllës dhe jashtë. (VIDEO)

67′ Marin ndëshkohet me karton të verdhë te rumunët.

64′ Malen lë një top në zonë për Gakpon, ky i fundit godet dhe shënon por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

62′ Gakpo ecën lirshë nga gjysmëfusha e tij deri në limitet e zonës rumune dhe lëshon të djathtën, duke detyruar portierin Nita të bëj një superpritje.

59′ Gakpo shkëputet bukur nga krahu i majtë i zonës dhe provon goditjen në shtyllën e parë por këtë herë pret pa probleme portieri Nita.

58′ Van Dajk godet me kokë një top të krosuar nga ekzekutimi i një goditje këndi me sferën që prek shtyllën dhe shkon jashtë. (VIDEO)

56′ Reijnders provon goditjen nga distanca por topi shkon jashtë.

54′ Dumfris hedh një top në zonë për Depajn, ky i fundit provon goditjen por ndalet nga mbrojtja rumune duke humbur një shans të artë. (VIDEO)

50′ Rumunët i hapin qendrën Rajnders i cili avancon dhe godet, gjuajtja ndalet me trup nga Burça.

46′ Holandezët e nisin fraksionin e dytë të lojës me një zëvendësim, del nga fusha Berguijn dhe futet Malen.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Mynih.

45+1′ Haxhi i përfiton nga një pasim i gabuar i Van Dajk dhe zotëron topin, pason te Dragush që liron të djathtë por gjuajtja pritet nga portieri Verbrugen. (VIDEO)

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

44′ Dumfris rrëmben një top nga këmbët e Mogos dhe pason për Simons në qendër, por ky i fundit vonohet shumë dhe nuk arrin të godas në mënyrën e duhur duke e çuar topin jashtë. (VIDEO)

41′ Janë holandezët që kanë marrë kontrrollin e lojës, rumunët mbyllen mbrapa.

39′ Zëvendësim i detyruar te Rumania, del nga fusha i dëmtuar Mogos dhe futet Rakovitan.

38′ Ake hedh një top të gjatë për Depajn në zonë, ky i fundit e kontrrollon topin por largohet nga Dragushin në momentin e fundit.

34′ Që nga momenti që shënuan golin, holandezët janë zgjuar dhe tani më kërkojnë edhe të dytin për të thelluar avantazhin.

31′ Sërish është Damfris që shkëputet nga krahu i djathtë dhe tenton të shërbejë për Depajn që gjendej i lirë në zonë por mbrojtësi rumun Dragushin largon rrezikun duke hequr një gol të sigurtë. (VIDEO)

29′ Reijnders hedh një top të bukur në krahun e djathtë për Dumfris, ky i fundit provon ta hedh sferën në qendër por largohet përsëri nga mbrojtja rumune.

27′ De Vraj godet një top me kokë, i ardhur nga goditja e këndit por prek vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

26′ Dumfris kroson një top në zonë dhe topi korrombolohet dhe shkon në këmbët e Reijnders, ky i fundit godet por sfera bllokohet nga mbrojtja rumune. (VIDEO)

24′ Haxhi hedh një top nga krahu i majtë për në qendër të zonës për Marin, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet dhe e humbet rastin e shënimit. (VIDEO)

19′ GOOOOOOOOOOL HOLANDA! Një aksion individual nga Kodi Gakpo, i cili driblon kundërshtarët nga krahu i majtë dhe lëshon një goditje në shtyllën e parë duke e bërë të pamundur për portierin Nita ta pres topin. (VIDEO)

17′ Zgjohen holandezët, provojnë me forca të pakta ta rrezikojnë portën ballkanase por nuk ia dalin dot.

14′ Marin provon të godasë me të majtë nga jashtë zone, me topin që shkon ngjitur me traversën. (VIDEO)

13′ Hidhet një top për Dragush në qendër të zonës por ky i fundit nuk e kontrrollon dot dhe humbet mundësinë e shënimit.

10′ De Vraj lë një top të vështirë për portierin Verbrugen që detyrohet ta shkelmojë jashtë sepse ishte nën presionin e Dragushin.

8′ Haxhi çan mesfushen “tulipane” dhe hedh një top në zonë për Dragush, por Ake ndërhyn dhe largon rrezikun.

6′ Simons provon goditjen nga distanca por është qendore dhe shkon në duart e portierit Nita. (VIDEO)

2′ Dragush kroson nga krahu i djathtë për Haxhin në qendër por atje është Dumfris që e largon topin me kokë.

1′ Starton ndeshja në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

RUMANIA (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragushin, Burça, Mogosh; Marin; Man, Staniçu, Marin, Haxhi; Dragush | Trajner: Eduard Iordanesku

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons. Sshouten; Gakpo, Depaj, Berguijn | Trajner: Ronald Kuman

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.