LAJMI I FUNDIT

Meta mesazh për ish-presidentin e Malit të Zi: 27 vite njohje dhe miqësi! Askush nuk u ndesh me furtuna dhe kërcënime si ai

15:10 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh për ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic.




Teksa ka ndarë një foto krah tij nga takimi mes tyre në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, Meta shprehet se ka 27 vite njohje dhe miqësi me Milo Gjukanovic.

Ai shprehet se që pas raundit të parë kur ai fitoi kundër kandidatit të Millosheviçit për President i Malit të Zi, askush nuk u ndesh me furtuna dhe kërcënime si Ai.

 

Reagimi i plotë

27 vite njohje dhe miqësi që nga takimi i parë në Millocar, pas raundit të parë kur fitoi kundër kandidatit të Millosheviçit për President i Malit të Zi.

Që atëherë askush nuk u ndesh me furtuna dhe kërcënime si Ai.

Një histori arritjesh madhore për vendin dhe popullin e tij.

Mali i Zi i Pavarur, Mali i Zi në NATO dhe nëse nuk do ishte penguar nga faktorët malinjë, Mali i Zi do të ishte anëtarësuar në BE.

Mirënjohje për mbrojtjen që u bëri vëllezërvë tanë nga Kosova, në një kohë shumë të vështirë në Malin e Zi, atëherë kur ushtria e kasapit të Ballkanit ishte atje.

Mirënjohje për njohjen e shpejtë të Pavarësisë të Kosovës.

Malin e Zi e dua shumë se ka një popull fisnik dhe me tradita.

E dua se ka edhe male të papara.

Por Millo mbetet për mua mali më i lartë që ka ai vend dhe kjo lartësi e ka ndihmuar të jetë më i kthjellti për rajonin dhe të ardhmen e tij.

Edhe dje me kontributin e vyer në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes” na ndihmoi përsëri me kthjelltësinë e tij. Milo Đukanović


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.