AKTUALITET

“Policia e Shtetit po bën çdo përpjekje për identifikimin e autorëve!” -Zjarret e qëllimshme, reagon ministri Balla: Lutje për qytetarët, ndihmoni në eliminimin e rrezikut që në fazat e para

15:24 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në vend, duke u shprehur se uniformat blu po bëjnë çmos për identifikimin e autorëve që fshihen pas këtyre veprave.




Reagimi ka ardhur përmes një postimi në Facebook, teksa ministri përgëzon Policinë e Shtetit për identifikimin e personave të cilët shkaktuan flakë duke rezultuar në pasoja për pronat private dhe në ndotje të mjedisit.

Një kërkesë ka ardhur nga ministri për qytetarët, për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut të përhapjes së zjarreve që në fazat e para.

Reagimi i plotë

Zjarrvënia apo çdo vepër tjetër penale në dëm të mjedisit do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Përgëzime Policisë së Shtetit, në Vlorë, Delvinë dhe Cërrik, për reagimet në kohë, duke çuar para drejtësisë tre autorët e dyshuar që shkaktuan zjarre me pasoja në pronën e qytetarëve dhe ndotje të mjedisit. Policia e Shtetit po bën çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend. Një lutje për qytetarët që të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.