AKTUALITET

“Rritje me mbi 23 mijë lekë të reja”- Ministrja e Arsimit, Manastirliu takim me punonjësit psiko-social në shkolla: Paga e re mbi 900 euro

14:02 - 02.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës.




Ministrja Manastirliu, teksa vlerësoi punën e tyre, u shpreh se tha se rritja e pagave mesatarisht mbi 900 euro në muaj për ta është e konsiderueshme.

“Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15 vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja”, tha Ministrja Manastirliu.

Ogerta Manastirliu, teksa iu drejtua psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla, u shpreh se roli i tyre është pazëvendësueshëm për shkak të mbështetjes psiko-sociale që u japin nxënësve.

“Roli juaj në shkolla është një rol i pazëvendësueshëm, një rol që do vijojë të fuqizohet, pikë së pari për t’i siguruar nxënësve tanë një mbështetje psiko-sociale të duhur, për të fuqizuar instrumentat e parandalimit për fenomenet të cilat janë të dëmshme, të cilat duhen parandaluar në kohë. Jeni të rëndësishëm për strukturat e nxënësve, aq sa jeni edhe për mësuesit. Për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor ju bëni vlerësimin psiko-social të tyre dhe po ashtu ju do të jeni pjesë e këshillimit përgjatë gjithë karrierës së mësuesit në shkollë dhe këshillimit të mësuesit në rastet e rivlerësimeve psiko-sociale, të cilat jemi duke punuar për t’i përfshirë në paketë gjithëpërfshirëse”, tha Ministrja Manastirliu.

Përfitojnë këtë rritje page rreth 800 punonjës psiko-socialë në shkolla, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për krijimin e një ambienti gjithëpërfshirës, për kujdesin ndaj shëndetit mendor të fëmijëve; për mbështetjen që ata kanë nevojë, sidomos në periudhën e adoleshencës; për zgjidhjen paqësore të konflikteve mes nxënësve, por edhe me mësuesit e prindërit.

Gjithashtu, me rolet e reja punonjësit psiko-social në shkolla do të jenë ndihmues dhe bashkëpunues me mësuesit-koordinatorë për të ndërtuar më të plotë profilin e nxënësve dhe për të vënë në pah edhe më shumë aftësitë e tyre


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.