Kryesore

Sfidon “Pancerat”, Spanja kundër historisë / Nuk ka fituar kurrë përballë një kombëtareje organizatore

16:32 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spanja e ka kaluar me stil derën e fazës së 1/ 8 të finaleve në kampionatin europian në Gjermani, pasi eliminoi Gjeorgjinë në Këln 4-1. Dhe tani e gjithë vëmendja është nga Shtutgarti, atje ku “La Roja” do të sfidojë të premten (18:00) Gjermaninë organizatore të kompeticionit. Të mbështetur në masë nga publiku vendas, gjermanët kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Por ata i paraqesin një sfidë të veçantë Spanjës. “Furia e kuqe” ka dështuar gjithmonë të fitojë në një kampionat europian apo një kampionat botëror përballë një kombëtareje organizatore të turneut. Një histori që filloi me skandal në vitin 1934!




HIJA E MUSOLINIT – Spanja debutoi në Kupën e Botës (1934) me fitoren e raundit të parë kundër Brazilit, 3- 1. Në çerekfinale, në Firence e priste Italia. “Zoti e di se si u fitua”, thoshin prej vitesh gazetarët italianë kur flisnin për dy ndeshje, sepse duhej një ndeshje e dytë që të vendosej skuadra e kualifikuar. Ishte një Botëror i kushtëzuar nga figura e Benito Musolinit. “Grabitja e shekullit”, ky ishte pseudonimi i asaj ndeshjeje.

GOLEADA NË “MARACANA” – Vendi i katërt në Kupën e Botës 1950 ishte më i miri për Spanjën deri në lavdinë e Afrikës së Jugut (2010). Pas një faze të parë perfekte, titulli do të luhej në një ligë mes katër kampionëve të grupeve: Spanjës, Brazilit, Uruguait dhe Suedisë. Pas arritjes në minutën e 79-të me 1- 2 ndaj uruguaianëve, Brazili ishte në pritje. Përgjigja ishte shkatërruese për Spanjën, një humbje 6-1 përballë Brazilit.

ZEMËRIMI PËR ITALINË – Spanja nuk u takua me një skuadër organizatore deri në “Euro 1980”, e para me tetë ekipe. Në “San Siro” ajo debutoi me një barazim 0-0 ndaj Italisë që i zemëroi shumë tifozët e kaltër. Më vonë, skuadra e Kubalës nuk e shfrytëzoi atë pikë: disfatat ndaj Belgjikës dhe Anglisë. Dhe në shtëpi.

FINALJA NË PARIS – Nga depresioni i madh i Kupës së Botës në vitin 1982, Spanja doli duke luajtur në finalen e “Euro 1984”-ës. Ata mbërritën në Paris me golat e Macedës kundër Gjermanisë dhe Danimarkës. Por ai nuk mundi në “Parc des Princes” kundër Francës së Platinisë.

DËNIMI NË MYNIH – Në “Euro 1988”, Spanja qëlloi në një grup të jashtëzakonshëm: Danimarka, Italia dhe Gjermania. Pasi mposhtën danezët në Hanover (3-2) dhe humbën me Italinë në Frankfurt (1-0), ata luanin një “finale” me Gjermaninë në Mynih. Kush fitonte, kualifikohej. Fitore e pastër 2-0 për Gjermaninë, me dy gola nga Fëler.

PENALLTITË NË “UEMBLEY” – Spanja vuajti të avanconte në grupin e saj në “Euro 1996”, e para me 16 ekipe. Ata dolën të dytët, pas Francës, dhe shkuan për të luajtur për vendin e tyre në gjysmëfinale në Londër kundër Anglisë. Skuadra e Klementes ishte më e mirë se ajo e Terri Venejbëlls. Por “La Roja” dështoi të kapitalizonte epërsinë e saj. Gjithçka u vendos te penalltitë kur gabimet e Hierros dhe Nadal-it i mohuan gjysmëfinalet.

KORE, MË KEQ SE NË 1934 – Një skandal me përmasa globale. Spanja e Kamaços shënoi dy gola kundër Koresë së Jugut në çerekfinale. Dhe të dyja u anuluan nga egjiptiani Al-Gandur dhe ndihmësit e tij. Në penallti, pasimi i shkoi koreanëve për ta lënë atë datë, 22 qershor 2002 në Gvangju, si një nga datat më të errëta në historinë e skuadrës.

FATKEQËSI NË LISBONË – Por ajo që u përjetua në “Alvalade” në Lisbonë është e errët. Një gol i Haristeas dënoi Spanjën që të luante një vend për më tej kundër portugezëve në kryeqytetin e tyre. Ndeshja ishte një fatkeqësi për Spanjën (1-0). RUSIA – Pavarësisht “tërmetit” të Krasnodarit dhe pasgoditjeve të tij, skuadra e kapërceu shkarkimin e Lopeteguit 48 orë para debutimit, duke përfunduar e para në grup. Në raundin e dytë ishte Rusia, në “Luzhniki”. Ishte dita e 1114 pasimeve për të humbur në penallti me gabimet e Aspas dhe Kokes. Në Moskë përfundoi karriera me kombëtaren për Pikenë, Iniestën dhe Silvën. Nga ajo skuadër, vetëm Karvahal do të jetë në Shtutgart kundër Gjermanisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.