Kryesore

“Të bashkuar në betejë”/ Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar thirrje qytetarëve që në protestën e 11 korrikut ngrenë zërin kundër padrejtësive

17:18 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi zhvilluan takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e Pazarit të Ri.




Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka dhe Bardhi janë njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.

Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita e cila do të zhvillohet më datë 11 Korrik ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre përballë një pushteti kriminal siç është ai i Edi Ramës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.