AKTUALITET

(EMRI) Arrestimi i Ilir Beqaj dhe dy personave të tjerë, kush është njeriu i besuar i ish-ministrit që u vendos në pranga!

09:53 - 04.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK së bashku me dy persona të tjerë.




Sipas gazetares Klodiana Lala, një nga personat e arrestuar është Ermal Kurtulaj, financier dhe njeriu i besuar i ish-ministrit. Ndërsa personi dytë i vendosur në pranga ende nuk është identifikuar.

Ermal Kurtulaj është personazhi kyç në hetimet e SPAK për pastrimin e parave dhe Ilir Beqaj përdorte mjetin e tij për t’u paraqitur në SPAK.

“E kam thënë prej kohësh ka një arsye pse vij me automjetin e të tjerëve, nuk di ti jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj mësohet se ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së dhe ka qenë një gjobë makinë që ka “fundosur” ish ministrin e Shëndetësisë.

SPAK nisi hetim pasuror nga lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala siguroi dosjen hetimore, ku ndër të tjera zbardhej një bisedë mes Ilir Beqajt dhe  Ermal Kurtulajt për të justifikuar një faturë. Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn nëpërmjet telefonit të shoferit të tij.

Beqaj i komunikon Kurtulajt të flasë me Gazin për t’u takuar, bëhet fjalë për Gazmend Prengën, administratorin e restorantit X ku Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant ndërsa ka dyshime edhe për interesa të Beqajt në këtë restorant.

Ermal Kurtulaj që ka lidhje me ish-ministrin, ka qenë koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm. Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIMET

A (Ermali)
B (Beqaj):
A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Me ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.
B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.