AKTUALITET

Ilir Beqaj në pranga, SPAK konfirmon arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë

09:36 - 04.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është vendosur në pranga për abuzimet me fondet e SASPAC.




Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, së bashku me dy persona të tjerë.

Një prej të arrestuarve është Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i Ilir Beqajt, ndërsa personi i dytë i vendosur në pranga ende nuk është identifikuar.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, njofton SPAK.

LAJM I NDËRLIDHUR:  Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.