Kryesore

“Ngjarje banale! Nuk do t’i kushtoja vëmendje!”-Arrestimi i Ilir Beqja e skandalet e shëndetësisë, Meta: Jemi vendi i parë në Evropë për korrupsion dhe i dyti në botë për ryshfet!

16:40 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media ka dhënë komentet e tij lidhur me arrestimin e sotëm të ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe skandalet që kjo fushë është përfshirë së fundmi.




I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment për arrestimin e Beqaj, Meta u shpreh se nuk dëshiron t’i kushtojë vëmendje një ngjarje të tillë, të cilësuar prej tij si banale. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë tha se kjo pyetje kishte lidhje me tryezën e mbledhur ditën e djeshme, përsa i përket kontributit të dhënë nga ekspertë të fushës së shëndetësisë për përmirësimin e saj.

Meta në përgjigjen e kësaj pyetje risolli në vëmendje premtimin e shëndetësisë falas, por që në fakt kjo e fundit është e mbuluar nga korrupsioni, saqë vidhen dhe fondet e BE-së.

Një shembull të sjellë nga Meta është dhe vjedhja e fondeve të bujqësisë të IPARD, rast i zbuluar nga OLAF, duke bërë që sot fermerët të mos kenë mbështetje.

Rikthyer e një herë arrestimit të Beqaj, Ilir Meta tha në fjalë të tjera se ai e shumë të tjerë të cilët janë pjesë të qeverisë aktuale, ose kanë qenë më parë pjesë, janë bërë “koka turku”, duke mos zbuluar personazhet e vërtetë të fshehur pas korrupsionit.

Në mbështetje të kësaj, Meta u shpreh se Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për korrupsion dhe të dytin në botë për ryshfet.

PyetjeZoti Meta, ditën e sotme është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë zoti Ilir Beqja, ndërkohë që është emëruar dhe pse ishte nën hetim, nga Kryeministri Edi Rama, në krye të Agjensisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe koordinim të ndihmës.
Keni një koment, ndërkohë që ish-ministri edhe pse ishte nën hetim, ka marrë një detyrë të rëndësishme?

Përgjigje: Nuk do të doja fare ti kushtoja vëmendje kësaj ngjarje banale, në kuadër të drejtësisë me regji që komandon, dhe telekomandon Edi Rama.
Sepse, konferenca e sotme, nuk kishte lidhje me ngjarjen e sotme. Po kishte lidhje me tryezën e djeshme, me kontributin që dhanë shumë profesionistë në fushën e shëndetësisë, dhe ekspertë të pavarur, për këtë situatë dramatike që përjetojnë qytetarët shqiptarë, me përkeqësimin e shërbimit shëndetësor.
Dhe, të gjithë e dinë se çfarë mashtruesi, kryemashtruesi është Edi Rama, sidomos për sa i takon premtimit për shëndetësi falas.
Jo vetëm kaq, por dhe korrupsionit të tmerrshëm, në këtë sistem. Aq sa u pranua me shumë vonesë, që këtu qekan vjedhur dhe fondet e BE.
Siç u zbulua dhe nga OLAF. që ishin vjedhur dhe fondet e bujqësisë të IPARD. që tani ka shkuar zero në këtë drejtim, mbështetja për fermerët.
Dhe të gjithë e kuptojnë, se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë. Se si I vjedh ato në mënyrë të përbindshme Edi Rama, dhe konçensionet në shëndetësi, të cilat pothuajse janë të gjitha nën hetim.
Janë prova më e mirë për këtë.
Sa I takon këtij arrestimi! Të gjithë e dinë, se sa më shumë ish-ministra, apo ministra të Edi Ramës arrestohen, aq më në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Edi Ramës.
Dhe gjithe thelbi i sistemit mbetet I paprekur. Thjesht bëhen disa koka turku, në bazë të regjive të bëra që më parë. Ndërkohë që jemi vendi I parë për korrupsionin në Europë, dhe jemi vendi i dytë në botë për sa I takon rryshfetit, pas Zambias dhe Gambias.
E ndërkohë, ky korrupsion i jashtëzakonshëm në sistemin shëndetësor që ka një arkitekt, një regjisor, dhe që ka një përfitues kryesor që quhet Edi Rama.
Kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve, duke arrestuar infermierë, mjekë me maska, në forma spektakolare, ku të gjithë e dinë se ky sistem shëndetësor që quhet pa frikë tashmë, kriminal.
Dhe u kërkoj falje të gjithë infermierëve, mjekëve, sanitarëve të ndershëm dhe të përkushtuar, është si rezultat i vjedhjes skizofrenike, që ndodh në këtë sektor nga Edi Rama.
Aq më tepër që ju e dini, që Banka Botërore ka kërkuar prej kohësh, që të bëhen transparente, se si janë përdorur të gjitha fondet, dhe se si janë bërë të gjitha kontratat, sidomos gjatë pandemisë.
Ashtu sikurse ka kërkuar dhe për tërmetin.
Sepse ky shfrytëzon fatkeqësitë, apo jo, dhe ato për të vjedhur.

I pyetur nga gazetarët nëse Meta mendon se po jep frymë drejtësia e re, pas deklaratës së Koçiut për vënien para përgjegjësisë për bluzët e bardha që shkelin betimin e Hipokratit, Presidenti i PL-së, shprehet pesimist për funksionalitetin e kësaj drejtësie.

Pyetje: Në fakt pas denoncimit të bërë më herët edhe nga ju përsa i përket abuzimeve me fondet e IPARD., qëndresa qytetare ka kërkuar nga SPAK. që të nisë një hetim për këtë megaskandal.

Përgjigje: Ai duhet të kishte nisur përpara se kjo gjë të ndodhte nga OLAF. nga institucionet europiane. Kaq i madh ishte korrupsioni atje, sa u vendosën në lëvizje OLAF.
U vendos në lëvizje zyra përkatëse në BE. Dhe dihet se këtu çdo gjë hetohet me vonesë, në mënyrë selective, dhe sipas regjisë së Edi Ramës.

PyetjePas skandalit të ndodhur tek Onkologjiku, ministrja Koçiu në Parlament ka deklaruar se janë marrë masa për të mos u përsëritur një gjë e tillë. Ndërkohë, që secili prej mjekëve do të japë dhe do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.
A mendoni se po jep frymë drejtësia e re?

Përgjigje: Në qoftë se do të ishte arrestuar Edi Rama për aferën e inceneratorëve ku ka përgjegjësinë direkte, për 17 vendimet që miratuar për 2 orë, edhe pse ka pasur kundërshtimin e drejtorit të Agjensisë së Prokurimeve në kryeministri.
Edhe, pse ka pasur kundërshtimin e disa ministrave, kjo mund të ishte ngjarje. Apo, dhe nëse do të ishte arrestuar me 4 vjet vonesë Erion Veliaj, për shkak sërish të inceneratorëve, nuk po merrem me 5D., dhe të gjithë ato aferat e tjera të panumërta.
Pra, e ashtu quajtura drejësi e re, është aleate në bashkëqeverise me Edi Ramën, sepse thelbi i sistemit, jo vetëm ngelet I paprekur, por konsolidohet në këtë mënyrë.
Ndërkohë, që i ofrohet publikut gjoja statistika të ish ministrave, të cilët mesa duket e pranojnë dhe vetë me dëshirë ta bëjnë një dënim, në mënyrë që sistemi të vazhdojë.

Konçensionet milardashe të vazhdojnë, edhe Edi Rama me të gjithë ata, të vazhdojnë të përfitojnë.

Përsa i përket protestës opozitare që do të mbahet më 11 korrik përpara Kryeministrisë, Ilir Meta tha se Partia e Lirisë mbështet çdo aksion të opozitës, me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale.

Pyetje: Deputeti Flamur Noka ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, ka kërkuar dhe ka paralajmëruar mosbindje civile dhe kryengritje në datën 11 Korrik. Partia e Lirisë do ti bashkohet kësaj proteste dhe mosbindje civile?

Përgjigje: Partia e Lirisë është për të mbështetur çdo aksion opozitar përballë këtij narko-shteti, dhe këtij regjimi i cili është në mënyrën më të qartë, një regjim kriminal.
Mjafton të shohim situatën në shëndetësi, mjafton të shohim situatën në bujqësi, se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me shpopullimin, me braktisjen e bujqësisë, me falimentimin e fermerëve vendas, me favorizimin e importuesve të lidhur me qeverinë.
Dhe, pastaj në të gjitha fushat e tjera.
Faleminderit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.