Kronikë

Zjarri në Qafën e Llogarasë, reagon Agjencia e Mbrojtjes Civile: Shmangni kalimin në këtë rrugë! Ndiqni udhëzimet e Policisë së Shtetit!

19:52 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas flakëve që kanë pushtuar një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në të cilat po vijojnë punimet për shuarjen totale të zjarrit.




Me një njoftim zyrtar, udhëzohen të gjithë qytetarët e drejtuesit e mjetëve të mos kalojnë në rrugën e Qafë Llogarasë por të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që forcat prezente të vendosin nën kontroll situatën.

Njoftim për qytetarët nga Agjencia e Mbrojtjes Civile:

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.