AKTUALITET

Abuzuan me fondet e BE, ish-ministri Ilir Beqaj dhe 5 të tjerë dalin sot para GJKKO

09:32 - 05.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 5 të tjerë të arrestuar një ditë më parë (4 korrik) me urdhër të SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Evropian, do të dalin ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë.




Referuar të dhënave të SPAK bëhet me dije se ish ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj është arrestuar dje, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, i cili është i arrestuar së bashku me Alfred Nikollaj, ndërkohë 2 po hetohen në masë arrest shtëpie dhe 2 detyrim me paraqitje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.