AKTUALITET

Tentuan të nxirrnin rreth 84 mijë euro të padeklaruara nga Hani i Hotit, kapen mat dy shtetasit polakë

14:06 - 05.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetas polak janë proceduar penalisht pasi janë kapur në tentativë për të nxjerrë jashtë Shqipërisë rreth 84 mijë euro të pa deklaruara, nga pika kufitare e Hanit të Hotit.




Policia bën me dije se janë proceduar shtetasit me iniciale M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe.

Blutë gjetën në automjetin me të cilin ata lëviznin rreth 84 000 euro që ata synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë

Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria, pa i deklaruar, rreth 84 000 euro, procedohen penalisht 2 shtetas polakë.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.