BOTA

U zgjodh kryeministër në Britaninë e Madhe, Keir Starmer takohet me mbretin Charles për të marrë zyrtarisht detyrën

13:40 - 05.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, laburisti Keir Starmer, pas fitores thellë në zgjedhje ka mbërritur në Pallatin Buckingham me gruan e tij Victoria, për tu takuar me Mbretin dhe për marrë zyrtarisht detyrën e re për të formuar një qeveri në emër të Madhërisë së Tij.




Pasi moti fitoren dërrmuese të zgjedhjeve në orët e para të mëngjesit, ai tani është në fazën përfundimtare të kalimit të vijës së finishit.

Starmer më pas do t’i drejtohet kombit nga Doëning Street, ku turmat tashmë po mblidhen nën shi për të dëgjuar fjalën e tij të parë si kreu i qeverisë.

Të gjithë ministrat konservatorë ekzistues të shtetit, duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, i cili ne presim të emërohet para fundit të ditës.

Po ashtu, sot Rishi Sunak dha dorëheqjen si kryeministër pas takimit me monarkun, si ehe njoftoi që do të jap dorëheqjen si lideri i Parisë Konservatore, por jo menjëherë.

“E kam dëgjuar zemërimin tuaj,” tha ai, pas një nate katastrofike për partinë e tij. Disa ministra të kabinetit humbën vendet e tyre, si edhe ish-kryeministrja Liz Truss.

Pas 14 vitesh qeverisje konservatore, laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme me një rezultat dërrmues.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.