Kryesore

ZYRTARE/ Mbape bëhet shok skuadre me Edon Zhegrovën

08:12 - 05.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ethan Mbape, vëllai i Kilian Mbape, do të jetë shok skuadre me Edon Zhegrovën. Mesfushori 17-vjeçar firmosi ditën e sotme me skuadrën e Lilës, duke e mbyllur kështu aventurën me PSG-në, pas largimit të Kilianit nga gjigantët francezë.  




“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Lilë . Mezi pres të filloj këtë aventurë dhe të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, ekipin teknik dhe tifozët. Për mua, në moshën time, qëndrimi në Francë ishte alternativa më e mirë për të përparuar. Mendoj se Lilë ishte alternativa më e mirë. Është një nga klubet më të mira në Francë. Jam shumë krenar që mund të luaj këtu”, tha lojtari në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit . 

Ethan mbërrin në Lilë pas shtatë sezonesh në kryeqytetin francez. Ai iu bashkua skuadrës U-11 të PSG-së në vitin 2017 dhe bëri debutimin e tij në ekipin A sezonin e kaluar. Ethan Mbape luajti pesë ndeshje për ekipin e drejtuar nga Luis Enrikes. 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.