Kryesore

Kreu i PD, Basha: Buxheti 2018 kundër të varfërve, po pastrohen paratë e krimit dhe drogës

15:32 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentarë ka reagim për mediat, ku ka sulmuar edhe një herë qeverinë për projekt buxhetin e vitit 2018. Sipas tij ky buxhet është kundër të varfëve dhe po bëhet vetëm për të pastruar paratë e fituara nga droga.

Sipas tij krimi ka kaluar tashme nga parcelat e fshatrave në mes të sheshit të Tiranës. ‘Është krijuar 3-këndëshi, shtet kriminal-karteli i drogës-ekonomia kriminale. Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantë që blejnë bizneset’, tha ndër të tjera Basha.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, dmth krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë

Pra nga malet e fushët po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës. Një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq.

Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi. Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.

Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolap financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji.

Gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve. Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Mbani shënim: Buxhetin e shkollave të Tiranës mund të ndërtosh 30 shkolla pse do të ndërtohen 14? Pse se me këtë projekt shqiptarët do të paguajnë dyfish çmimin e rrugës, qiranë e borxhit, do të zhyten në mjerin, banorët e drogës oligarkët e Ramës do ti nxjerrin partë nga skutat ku i kanë futur dhe do ti qarkullojnë lirisht

Në këtë kuptim për ta përmbledhur projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA, prokuroritë e Italisë, Gjermanisë si skemë për pastrimin e parave të drogës

Ta mendojnë mirë ata që e kanë menduar këtë skemë se nuk do të lejohet

Vota jonë do të jetë kundër dhe do ti rrëzojmë  Tahirin dhe ata që janë pas Tahirit me shpejtësi”,-tha Basha .

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.