Kryesore

VIDEO/ Grushta dhe shkelma, çasti kur agresorët i vërsulen gazetarit Elvi Fundo

19:25 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë publikuar sot pamjet e pritës që ju zu gazetarit Elvi Fundo. Gazetari Elvi Fundo është goditur më 8 mars nga dy persona të paidentifikuar nga policia, një ngjarje e rëndë kjo, e cila ne fakt nuk është një rast i shkëputur.




Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Gazetari ka publikuar foto ku shfaqet me shenja në fytyrë dhe fraktura të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Në një reagim gazetari pohon se deri më tani asgjë nuk është bërë për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi sipas tij shkak është bërë ‘tallavaja politike’. Nga ana tjetër, Fundo pohon se është në pritje të kapjes së agresorëve, duke shtuar se shpreson që këto foto të sensibilizojnë dhe rikthejnë sërish në vëmendje ngjarjen.

Filmimet e marra nga një kamera sigurie tek Stacioni i Trenit në Tiranë tregojnë dy personat që rrahën gazetarin Elvi Fundo. Të dy kanë veshje sportive me kapuçë dhe mbajnë ulur ndërsa vrapojnë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Njeri prej tyre siç duket nga pamjet përpiqet të fshehë mjetet e forta me të cilat goditi gazetarin. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave dhe ofron 500 mijë lekë për informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve, duke kontaktuar në numrin e emergjencave 112 ose numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.