Ka përfunduar nata finale e festivalit më të ndjekur të “Kënga Magjike” pas shumë surprizave dhe të papriturave në skenën e “Pallatit të Kongreseve”. Pa votimit nga kolegët fituesja e i edicionit të 19-të të këtij festivali është Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”.
Ndër vite kanë qenë të ndryshëm, por mund të themi se disa artistë kanë fituar edhe 2 apo 3 herë radhazi.
Ndër ta përmendim këtu divën e këngës Aurela Gaçe, e cila e ka fituar 3 herë çmimin e madh, apo edhe një tjetër zë brilant, siç është ai i Irma Libohovës, e cila ka qenë dy herë fituese e “Kënga Magjike” në fillim me duetin e bërë me motrën e saj, Eranda Libohova në vitin 2000,
“Një mijë ëndrra”, dhe pas katër vitesh me këngën e saj, “Prap tek ti do vij”. Vitet kalojnë dhe tashmë kemi mbërritur në edicionin e 19 të këtij festivali ku shohim se të shumta janë këngët baladë, të cilat janë prezantuar këtë vit në skenë dy netët e para. Mesa duket, gjasat janë se kënga fituese mund të jetë baladë për të disatin vit radhazi, duke parë që përmbajnë tepër emocion dhe janë shumë prekëse.