Vetëm pak orë kanë mbetur nga mbyllja e aplikimeve për Kryeprokurorin e Përkohshëm, ndërkohë që zyrtarizohet edhe një tjetër kandidaturë. Mësohet se ai është Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda dhe një nga kritikët e policisë.
Besnik Muçi ka dorëzuar aplikimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu ka qenë edhe Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që zyrtarizoi kandidaturën, ndërsa dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Aplikimet për Prokuror të përkohshëm do të mbyllen sot në orën 18:00.
Shfaq Komentet (0)