Kryesore

Hetime për gjithë fisin Balili, “Krimet e Rënda”: Në sitë pasuria e 40 personave

15:18 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në bazë bazë të Ligjit Antimafia, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur formalisht hetimin pasuror për rreth 40 pjesëtarë të familjes së Kelmend Balilit, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate kriminale që merret me trafik droge.

“Krahas hetimit penal për Balilin prokuroria tashmë ka nisur hetimin pasuror ndaj tij dhe pjesëtarëve të afërm të familjes”, transmetoi sot “ABC News”. Burimet thonë se veç Kelmend Balilit, prokuroria ka zgjeruar rrethin e personave që po hetohen në bazë të ligjt antimafia, duke fut në sitën e verfikimit edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Sipas akuzës, janë rreth 40 persona pasuria e të cilëve po verifikohet nga prokuroria për krime të rënda.

Këta të fundit, i janë drejtuar me shkresë zyrtare, Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme duke kërkuar evdentimin në mënyrë analitike për të gjithë pasurit e këtyre individëve. Veç Hipotekës, shkresat janë nisur edhe në adresë të të gjitha bankave të nivelit të dytë për të verifikuar llogarit bankare. Si dhe pranë qendrës së kombëtare të bizneseve, për aktivitetet tragtare që këta individ kanë të rejgistruar në emër të tyre.

Burimet thonë se disa nga bankat e nivelit të dytë kanë kthyer përgjigje për disa nga këta persona, por nuk jepen detaje për llogarit bankare dhe shumat që kanë në dispozicion. Ndërsa për Kelmend Balilin i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, burimet thonë se përgjigjet kanë ardhur thuajse nga të gjitha institucione, ku rezulton se nuk ka pasuri të regjistruar në emër të tij apo edhe llogari të majme bankare. Ai rezulton se ka në emër të tij vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare, ku merrte edhe rrogën e drejtorit të drejtorisë rajonale të transportit në Sarandë.

Nga ana tjetër, Kelmend Balili, prej dhjetorit të vitit të kaluar është shpall në kërkim me vendim të gjykatës së krimeve të rënda që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Për dhënien e informacionit të vendndodhjes së tij, policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 50 mln lekësh. Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Kelmend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë.

 

Lajme të tjera për Kelmend Balilin, i lexoni KETU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.