Kryesore

Emrat/ Dekriminalizimi, KQZ riverifikon 17 politikanë (Berisha, Braho, Dule etj.)

18:15 - 21.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për disa të zgjedhur deputetë dhe kryetarë të bashkive. Në total janë 13 deputetë si dhe 8 kryetarë bashkish që do të rivlerësohen edhe njëherë nga KQZ-ja. Ajo që bie sy është fakti se organi i akuzës ka kërkuar ndërprerjen e mandatit vetëm për 2 kryetarë bashkie, përkatësisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj.  Argumentimi i Prokurorisë është se Zotkaj dhe Peçi nuk kishin treguar dënimet që kishin marrë, pavarësisht se dënimet nuk ishin shkak për heqjen e mandatit, mosdeklarimi është argumenti i përdorur nga organi i akuzës. Mjaft zyrtarë i korrigjuan dhe i ridorëzuar deklaratat në KQZ, për arsye të ndryshme.

KQZ-ja thekson se riverifikimi do të bëhet për ata që kanë deklaruar të dhëna për një nga rubrikat e formularit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.03.2017, ora 14:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimeve, (sipas lidhjes, nr.1 bashkëlidhur, “Riverifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Deputetët

Sali Berisha

Spartak Braho

Vangjel Dule

Vladimir Kosta

Arben Ristani

Artan Gaci

Asllan Dogjani

Florion Mima

Xhemal Qefalia

Ylli Shehu

Gjovalin Bzheta

Myqerem Tafaj

Eduard Halimi

Kryebashkiakët

Adriatik Zotkaj

Tërmet Peçi

Artur Bardhi

Ndrec Dedaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.