AKTUALITET

Pasuritë e Balilit/ Shtyhet seanca gjyqësore, vëllai i “Escobarit” kërkon t’i rikthehen pronat

11:49 - 26.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë seanca gjyqësore për vitin e ardhshëm, në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për sekuestron e pronave të familjes Balili.




Seanca e parashikuar të zhvillohej këtë të martë, është shtyrë për më datën 9 Janar, pasi nuk ishte plotësuar trupa gjyqësore.

Është Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit, i cili ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive mbi pronat, pasi sipas tij nuk kanë lidhje me aktivitete kriminale, por janë vendosur nga tregtia dhe bizneset prej vitesh.

Por nga ana e tyre gjykata, me pretendimin për mosformimin e trupit gjykues dhe kërkesa e palës mbrojtëse për më shumë kohë për t’u njohur me dosjen ka bërë që seanca të shtyhet për në datë 9 janar.

Deri tani prokuroria ka vendosur sekuestro për disa prona të familjes Balili, mes tyre dhe resorti “Santa Quaranta”, 30 apartamente, troje, dyqane dhe pasuri të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.