AKTUALITET

Vëllai i Klemend Balilit: Santa Quaranta me para të pastra, politikanët të mos…

21:17 - 26.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili ka dhënë një intervistë ekskulive për Ora News.




Ai deklaron se Santa Quaranta është bërë me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.

Pyetje: Zoti Balili, kjo çështja ka mbi dy vjet mbi të cilën janë ngritur akuzat, por ka dy vite ku emri vëllait tuaj dhe emri juaj lakohet në media duke ju akuzuar se e keni vënë biznesin tuaj mbi aktivietin kriminal, përse vendosët të flisni tani, keni diçka të re për të thënë?

Bashkim Balili: Ka një vit e gjysmë që lakohemi në media. Duke iu referuar vëllait tim, këto akuza janë politike dhe nuk qëndrojnë unë mendova dhe ia bësova këtë gjë drejtësisë, e cila duhet të bashkëpunonte për të zbardhur  të vërtetën dhe për ta vënë vëllain tim para fakteve të akuzave të ngritura nga policia greke dhe shqiptare. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u ndërtua një fushë shpifjesh dhe alibirash që politikanët e përdorën për interesat e tyre dhe më detyruan që të vij para medias për të paraqitur fakte për të treguar që këto akuza nuk qëndrojnë dhe politika i përdor për intersat e tyre.

 Dua ti bëjë thirrje qeverisë dhe politikanëve dhe ta ndërpresin këtë hov shpifjesh pa dokumenta dhe fakte, nmos futen tek buka e fëmijëve sepse imponojnë institucionet vartëse të cilat kanë marrë masa ekstreme deri në bllokimin e aktiviteteve.

Pyetje: Kujt ja drejtoni këtë thirrje?

Bashkim Balili: Të gjitha ngjyrave pa përjashtim, të cilat do ti shpjegoj me fakte.

Pyetje: Zoti Balili në seancën e sotme ju keni kërkuar edhe shtyrjen e seancës, kërkuat më shumë kohë. Pse kërkuat më shumë kohë?

Bashkim Balili: Kërkova më shumë kohë sepse doja që në këtë cështje voluminoze duke patur elementë nga më të ndryshëm të shpifjeve kërkova që të paraqitesha më i pargatitur për mbrojtjen dhe për të zbardhur të vërtetën.

Pyetje: Ju kanë sekuestruar hotelin Santa Quaranta në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasur janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?

Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Që të qartësohen politikanët, analistet dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jamë subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin  e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.

Pyetje: Me çfarë para  është blerë kjo pasuri, kjo pronë?

Bashkim Balili: Kjo është blerë me të ardhurat e firmës. Të ardhurat e firmës time nga 1994 deri në 2001 në bazë të bilanceve, vlera e blerjes së objektit është 84 milionë e 60 mijë lekë. Të ardhurat e subjektit në bazë të bilanceve të deklaruara në tatime janë 85 milionë që janë më shumë sesa vlera e objektit dhe kjo pasuri është blerë me para të pastra të rrjedhura nga biznesi. Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje.

Pyetje: Pra ju po thoni që këto pasuri janë të justifikuara sipas ligjit, po pse keni pritur deri tani, pse nuk dolët më parë për ti justifikuar?

Bashkim Balili: Unë nuk dola sepse thashë që ja lashë drejtësisë të bëntë punën e vet. Drejtësia e çalë, jo vetëm që nuk bëri punë , por e ndërtoi në një arenë shpifjesh të cilën e shfrytëzuan politikanët për interesa të ndryshme. Të gjithë këta politikanë që dalin dhe tundin letra, ose këta të medias që janë të desinformuar, a mund të më venë në dispozicion ndonjë letër sepse unë jam i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet shtetërore, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur të cilët ta vërifikojnë të kalojnë në filtra dhe ta shikojnë nga ka ardhur  këto para? Kanë ardhur nga biznesi apo kanë ardhur nga shpifjet që thonë këta?! Prandaj unë ja kam lënë drejtësisë, por drejtësia nuk e ka bërë punën e saj dhe nuk po e bën sepse ka 1.5 e gjysëm që ngeli në fokus të mediave, Klemend Balili, Balilajt. Kush janë këta Balilajt? Ne jemi njerëz të thjeshtë, punojmë dhe rrojmë me djersën e ballit dhe po të them dhe njëherë kam vlerat të nxjerra nga eksperti kontablë, dhe të ballafaqohemi me këta politikanët.

Pyetje: Pra ju po thoni që politika ju ka përdorur për qëllime politike, cilat janë këto arsye, për çfarë qëllimesh ju kanë përdorur dhe ju keni përfituar ndoshta nga politika për ngritjen e këtyre bizneseve?

Bashkim Balili: Në mënyrë absolute jo, nuk kam përfituar nga politika dhe le të dalë një njeri të thotë që Bashkim Balili ka trokitur në dyert e politikanëve. Unë nuk kam përfituar nga politikanët. Jam shtetas shqiptar, shkoj në votime se është detyrim, kamë bindjet e mia, sic kanë qenë njëherë tek X, njëherë tek Y dhe njëherë te Z-ta.

Pyetja: Atëhere pse po ju përdorin?

Bashkim Balili: Këtu politikanët më përdorin pa më njohur mua për të mbuluar interesat e tyre. Duke e ndjerë se brenda vetes  kanë atë krizën e tyre, e nxjerrin lajm kryesor, “Eskobarin” e Ballkanit. Pra për interesa të tyre për të mbuluar krizën e tyre kanë filluar të gjithë politikanët e të gjitha ngjyrave të përdorin këtë “eskobar, eksobar, eskobar”

Pyetje: Pra këtu fshihet gjithçka. Ju vetë nuk keni njohje me politikanë, pasi kemi parë në përurimin e Santa Quaranta edhe përfaqësues të politikës?

Bashkim Balili: Pafundësi njohjesh nga të gjithë politikanët , që nga koha e pluralizmit dhe deri sot unë kam njohje pafundësisht. Për faktin se jo vetëm që jam faktor në atë provincë, jam punëdhënës, politikanët për interesa të tyre vijnë dhe trokasin tek biznesmenët. Po ne marrim një kioskë, inaugurohet një kioskë dhe shkojnë të gjithë politikanët që presin shiritin. Mua më erdhi mirë që morën pjesë politikanët te inaugurimi i Santa Quarantës, sepse ajo në një farë mënyre ishte një reklamë, por nuk do të thotë se erdhën politikanët dhe ka një njohje të vecantë me Bashkim Balilin. Unë kam njohje me të gjithë politikanët të të gjitha ngjyrave dhe do të vazhdoj të kem, sepse respekti imë nuk është vetëm tek politikanët që vijnë më respektojnë sepse resorti Santa Quarantë është një nga më të mirët dhe është i frekuentuar edhe nga politikanë edhe nga njerëz të thjeshtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.