Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” ka rrëfyer live në emisionin “Studio e Hapur” në News24 arsyet se përse i vëllai nuk dorëzohet në polici.
Sipas Bashkim Balilit, vëllai i tij nuk dorëzohet pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare, ndërsa shtoi se ai nuk ndodhet në Shqipëri.
“Nuk e di ku ndodhet vëllai im, por kam folur me atë para 3-4 muajsh. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ishte pse nuk vjen? Ai nuk ndodhet në Shqipëri. Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet. Ai ka një të kaluar të hidhur sa i përket këtyre skenarëve dhe e ka bërë pesimist për t’u dorëzuar. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek Krimet e Renda dhe ka bërë 6 muaj burg. Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm dhe vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte në moshë të re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit”- tha Bashkim Balili.
Kujtojmë se prej më shumë se 2 vitesh, Klement Balili ndodhet në kërkim nga policia për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.