![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ndeshja Shqipëri-Itali u ndërpre për shkak të tymuese të hedhura në fushë nga tifozët. Në minutat e para të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Italisë në fushë janë hedhur tymuese, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Pas ankesave të lojtarëve italianë, arbitri ka marrë topin dhe është futur në ambjentet brenda stadiumit, i shoqëruar nga lojtarët. Nga ato që thanë gazetarët e TVSH ishin tifozët shqiptarë, më saktë Plisat që hodhën tymueset në fushë. De Biazi dhe ekipi kuqezi kanë shkuar pikërisht në zonën e tifozerisë ku ishin Plisat për t’i kërkuar të qetësohen.
Shfaq Komentet (0)