![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një protestë pa flamuj partiakë. Kështu është konceptuar marshimi i opozitës kundër qeverisë që do të nisë në orën 12:00 para Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 16:00.
Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete më automjetet e tyre targën që opozita e cilëson simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB, Audi i ish-Ministrit Tahiri që ua shiti vëllezërve Habilaj.
Opozita thotë se protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës.
Ndërkohë portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës u vendos në sheshin “Skëndërbej”. Opozita e cilëson simbol të viktimës nga mafia e plehrave.
Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”. Banderola u hoq nga policët bashkiakë si e paligjshme.
Ndërkohë disa të rinj perdoren nje instalacion si kurore mbretërore për kryeministrin Rama që e cilësojnë si mbretin e kanabisit. Kurora eshte me diameter 2 metra dhe ne krye te gureve te çmuar te krimit eshte portreti i Edi Rames.
“Kurora eshte simbol i faktor se keto 5 vjet, Edi Rama ndertoi ne Shqiperi Mbreterine e Krimit dhe te Droges” thotë PD.
Më tej PD sqaron se “bashkepunetoret e Rames per te blere pushtetin dhe per ta mbajtur ate jane vendosur ne kurore me portretet e Saimir Tahirit,Moisi Habilaj,Emiljano Shullazit, Lul Berishes, Klement Balilit. Pjese e ketij instalacioni eshte edhe nje divan, ku Edi Rama eshte i ulur me te njejtet kriminele. Per te mbrojtur keta dhe nepermjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet”.
Mbështetës të PD-së marshojnë drejt Galerisë së Arteve me disa banderola për kryeministrin Rama dhe ish-Ministrin Tahiri. Pankarta ka edhe dhe për kryeprokuroren Arta Marku.
Dordolecët nuk do ti mungojnë as kësaj proteste, me portretin e kryeministrit Rama, ish Ministrit Tahiri, ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, Arben Frrokut, ish-deputetit Mark Frroku.
Mbështetës të PD nga rrethet pritet të mbërrijnë në 11:15 në sheshin “Skëndërbej”.