![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në mediat greke janë publikuar sot detaje të negociatave mes palëve greke dhe maqedonase, të cilat kanë arritur të bien dakord për çështjen e emrit.
Ndonëse as nga Athina dhe Shkupi zyrtar nuk ka asnjë konfirmim, mediat shkruajnë se me marrëveshje dy palëshe emri i ri i Republikës së Maqedonisë do të jetë “Republika gorna Makedonija” që përkthehet “Republika e Maqedonisë së Epërme”.
Ky është emri i arritur, ndonëse kishte pretendime të tjera nga palët, pasi Shkupi preferonte emërtimin “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re).
Në vazhdim do të jenë burimet zyrtare ato të cilat do konfirmojnë ose hedhin poshtë zërat. Çështja e emrit, është ajo që mban të bllokuar Maqedoninë nga procesi i integrimit të vendit në strukturave euro-atlantike.
Shfaq Komentet (0)