![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pas sekuestrimit të pronave të Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, familjarët e tij iu drejtuan Gjykatës së Apelit për të hedhur poshtë këtë.
Mirëpo, Apeli në seancën e zhvilluar sot ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke lënë në sekuestro të gjitha pronat e tij.
Prokuroria para disa muajsh ka vendosur në sekuestro të gjitha bizneset dhe pronat e Klement Balilit, si Santa Quarantën, hotele, restorante, toka dhe të gjitha pronat.
Pas këtij vendimi të Prokurorisë, gjykata e vlerësoi të vlefshëm këtë vendim dhe e la në fuqi.
Pas vendimit te Gjykatës se Krimeve të Rënda, që pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, policia ka zbarkuar sot ne terren, për ekzekutimin e vendimit.