AKTUALITET

“Peshqit e mëdhenj”, debate dhe akuza mes Nokës dhe Felajt

21:36 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stina e arrestimeve. Kjo është tema e debateve në emisionin e sotëm “Studio e hapur” ,në News24. Diskutimet janë mes deputetëve Ermonela Felaj, Flamur Noka si dhe gazetarëve Artan Hoxha dhe Armand Bajrami.




Duke iu referuar arrestimeve të ish-zyrtarëve të LSI, deputetja Felaj deklaroi se nga ana e PS-së iste paralajmëruar mënyra se si LSI e kishte konsideruar pushtetin, si një tepsi. Pyetjes nëse janë peshq të mëdhenj apo cironka ajo tha se janë zyrtarë të lartë që gëzojnë mbështetje, duke kujtuar reagimin e eksponentëve të LSI.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së Flamur Noka tha se këto arrestime kujtojnë aksionin me goditje të përqendruar dhe të shirje-korrjes. Duke i cilësuar bufonada dhe shoë, Noka tha se peshq të mëdhenj janë njerëz të tjerë, ndërsa përmendi Tahirin, Balilin, Habilajt.

DEBATET
Filloi stina e arrestimeve?
Felaj: E rëndësishme që të korruptuarit dhe çdo shkelës ligji të goditen. Të vihen para gjykatës dhe gjykata dhe prokuroria të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika. Edhe në fushatën zgjedhore ne e paralajmëruam mënyrën se si LSI e ka konsideruar pushtetin, si një tepsi. Për 4 vjet pushteti është parë i tillë. Shpërdorimet e ndodhura, jashtëzakonisht të mëdha. Rruga Elbasan-Gjinar daton që nga viti 2008 dhe atje nuk ka rrugë dhe Elbasan-Tiranë e papërfunduar. Shkeljet financiare në vlera shumë të larta. 5 mld lekë të shkuara dëm për rrugën Elbasan-Gjinar dhe e njëjta për rrugën Tiranë-Elbasan ku dëmi llogaritet 54 mln euro. Ata janë zyrtarë të lartë dhe që gëzojnë mbështetje. E patë reagimin e gjithë partisë. Është për të ardhur keq, është e paprecedentë, që një forcë politike të përfshihet në luftë kundër një prokurorie.

Kur do jenë rezultatet e para?
Këtë prononcim mund ta bëjë trupa e vettingut. Ngjarjet e fundit tregojnë sa e bashkuar është opozita. Me sa di nuk janë ndjerë.

Noka: Zonja hallin dhe mendjen tek tepsia e kishte dhe sot e shqetësuar shumë që dikush në mandatin e kaluar iu kishte hyrë në pjesë dhe sot të lumtur që e kanë tepsinë për vete dhe do çojnë në burg ndonjë që është afruar tek tepsia. Nuk i bëj komente blofeve politike. Ka një gjë që është thelbësore. Nga njëra anë mundohet të thotë që prokuroria nuk duhet sulmuar dhe nga ana tjetër sapo komentoi vendimin e prokurorisë.

Felaj: Vendimin që merrte të pandehur Lulzim Bashën. Është citim i fakteve të vërteta. Debati është për çështje.

Noka: Të flas unë njëherë pastaj ke radhën ti. Po qe se sot flitet për peshq të mëdhenj, dihen kush janë. Arrestimet e sotme janë arrestime cironkash. I quaj bufonada. Kanë një zakon këta drejtësia e rilindjes, bëjnë drejtësi me fushata. Dikur kishte aksion korrje-shirje, aksion me goditje të përqendruar. Kështu po bëhet. Bëj një aksion për qarkullimin rrugor, mijëra gjoba, pastaj katastrofë. Bëhet aksion dhe arrestohen disa njerëz.

Çfarë është Andi Toma? Peshk? Duan të bëjnë show. Do ta vërtetoni që kjo është bufonadë. Si mund t’i tregosh shqiptarëve që po lufton korrupsionin kur e ke Saimir Tahirin duke livadhisur. Kur gjithë shqiptarët e duan para drejtësisë. Ilir Beqja ka dhënë qindra mijëra euro koncesione, e ke të lirë. Ke Damian Gjiknurin me në krye Edi Ramën që u përfshinë tek afera e CEZ bashkë me ish-eurokomisionerin Fyle. Si mund të flasësh për ligj në këtë vend, kur ke Habilaj dhe Balilaj që shëtis për 4 vjet në shtetin e këtyre dhe asnjë nuk është para drejtësisë. Çfarë ekzekutivi më flet zonja mua. Në 5 vjet sa dosje për korrupsion ka depozituar policia e Shtetit në Prokurori. Më thoni dhe një të vetme që policia ka dorëzuar pranë prokurorisë. Unë po ju them që të gjitha këto janë aksion me goditje të përqendruar për të realizuar planin korrje-shirje.
PD ka një qëndrim të qartë, ligji dhe vetëm ligji duhet të prevalojë. Andi Toma ka 4-5 vjet që nuk është në detyrë.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.