![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një reagim i ashpër mbi çka pritet të ndërtohet pranë Kullës së Sahatit në kryeqytet ka ardhur nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Përmes një postimi ku analizohet një prej vendimeve të fundit Këshillit Kombëtar të Territorit, vihet në dukje se shndërrimi i qendrës sëTiranës do të zhbëjë pamjen dhe pompozitetin e Kullës së Sahatit, që është jo vetëm simbol i qytetit por edhe pjesë e stemës së bashkisë.
Forumi thotë se Kulla e Sahatit ka qenë ne 200 vitet e fundit pika më simbolike e Tiranës. Kujtonnse ndodhet në çdo fotografi të vjetër, është simboli ne stemën e bashkisëdhe i është dhuruar si suvenir çdo vizitori të huaj. Sipas Forumit, për shumë arsye, edhe vetë plani francez, i shumëdiskutuar për kullat e larta në qendrën e kryeqytetit, kishte guxuar deri në ndertimin e një ndërtese të xhamtë pranë tij, në formën e një libri të hapur, e cila të vinte në dukje më tej kullën simbol.
“Kjo, e justifikuar nga arkitektët francezë, per te mbuluar ‘shëmtinë’ e godinës Torre Drini. Por mesa duket edhe ky argument është dukur i tepërt në vitin 2018. Të premten e kaluar, Këshilli Kombëtar i Terrorit, aprovoi lejen për ndërtimin e ‘Book Building’ (Ndërtesës libër), që mesa duket ka ruajtur vetëm emrin e godinës së propozuar dikur”, shkruan Forumi. Ai shton se projekti i sotëm i ngjan më tepër një godinë ushtarake me kamuflazh, që i bën karshillëk kullës së Sahatit me pompozitetin e arkitekturës tallava kitsch. R.I.P. për kullën e Sahatit.