AKTUALITET

Aksioni për kapjen e Balilit, gazetari Artan Hoxha: Erdhi pas shkrimit të mediave gjermane

19:48 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një lidhje telefonike për ‘News24’ tregoi detaje më të hollësishme rreth operacionit që ndërmori sot Policia e Shtetit për kapjen e Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.




Hoxha pohoi se policia e Delvinës, në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës rreth orës 17:15 zbarkoi në banesën e vjehrrit të Balilit, Avni Veizit, pasi kishte informacione se aty fshihej Klemendi, i cilësuar nga mediat greke si Eksobari i Ballkanit. Mes të tjerash Hoxha tha se policia kishte përdorur forcë gjatë aksionit, pasi kishte thyer derën e jashtme dhe disa të brendshme.

“Aksioni nisi sot pasdite, sapo ra errësira, rreth orës 17:15 minuta. Forcat e policisë lokale dhe ato të Gjirokastrës rrethuan zonën, duke krijuar edhe pasiguri tek banorët. Kishte një numër të madh policësh. Në banesë nuk u gjet asnjë person. Vjehrri dhe vjehrra, e personit më të kërkuar nga policia shqiptare nuk ishin. Informacioni paraprak ka qenë se në këtë banesë mund të strehohej Balili, edhe pse vjehrri dhe vjehrra qëndrojnë tek vajza e tyre që ka ngelur e vetme. Policia ka përdorur forcë, ka thyer derën e jashtëm, ka ushtruar kontroll të befasishëm. Janë thyer disa dyert të brendshme. Nuk është gjetur personi që kërkohej nga policia. Nga komshinjtë është vënë në dijeni pronari i banesës. Ata kanë ardhur aty dhe kanë kërkuar një vendim të gjykatës. Ai pretendon se i kanë vjedhur sende me vlerë. Ky vendim vjen pas shkrimit të medias gjermane ‘Stern’, pasi u tha se policia lokale nuk ndërhynte dot. Ndaj me ardhjen drejtorit të ri po jepet tjetër mesazh”, tha Hoxha.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.