Seanca solemne që ishte paralajmëruar të mbahej më 17 shkurt, për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, është shtyrë për në 18 shkurt.
Lajmin për media e ka konfirmuar Zyra e Protokollit nga Kuvendi i Kosovës.
“Seanca solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e planifikuar të mbahet të shtunën më 17 shkurt 2018, është shtyrë për të dielën më 18 shkurt 2018 – me fillim nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin.
Mediat raportojnë se kjo shtyrje është bërë për shkak të Konferencës së Sigurisë së Munihut dhe me “kërkesë” të miqve ndërkombëtarë.
Shfaq Komentet (0)