SPORT

Flet babai i Mayweather, ja ndeshja që kërkon me Conor McGregor

17:51 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse dy protagonistët e duelit të 26 gushtit, Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, kanë deklaruar ditët e fundit se mes tyre nuk do të ketë një revansh, babai i boksierit amerikan ka pohuar sot gjithçka mund të ndodhë.




Përmes një deklarate të bërë publike sot, Floyd Mayweather, babai i boksierit, i ka “hedhur benzinë zjarrit”, duke deklaruar se djali i tij e ka fiksim një duel në kafaz.

Floyd është i ri, ka ende shumë vite përpara dhe e di që ai e mendon shpesh një sfidë të tillë, që mund t’i japë shumë parà. Unë dua që ai t’i ketë të gjithë paratë e botës, por ajo sfidë në kafaz mund t’i japë edhe më shumë famë, shumë të tjera të ardhura”, u shpreh babai i boksierit Floyd Mayëeather, duke deklaruar se gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen mes dy sportistëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.