Prej shumë vitesh trashëgimtarja e Top Channel dhe një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit, Lori Hoxha, është në një lidhje me Vis Bajraktarin.
Ndonëse nuk preferojnë që lidhja e tyre të jetë në vëmendje të medias, ata postojnë rrallë foto me njëri-tjetrin.
Sot Lori ka postuar një foto në Snapchat, e cila ka lënë të dyshohet se ajo është shtatzënë. Madje, vetëm pak minuta më vonë, Lori ka fshirë menjëherë foton.
Në foton e ruajtur nga “Vipat e Bllokut”, Lori ka treguar vetëm barkun e fryrë, por pa shkruar asgjë.
Teksa në fotot e fundit shihet të mbulojë barkun.
Por, pikërisht në një foto të postuar po sot në Instagram, barku i duket i sheshtë ndaj nuk dihet ende nëse është shtatzënë apo ai postim ishte vetëm një shaka.
Nuk na mbetet, veçse të presim për të parë në vazhdim.