E ndoqët seancën parlamentare? Nuk kaloi me qetësi, ndërsa pati debate dhe replika.
Mirëpo, jo të gjitha u shfaqën në televizion… Momente pikante që nuk duhen humbur, nga ato çfarë nuk u transmetuan po sjellim më poshtë.
Foto pikante që nuk kanë nevojë për shumë komente.
Çfarë po diskuton? Grida Duma kthen kokën, duket se ka diçka për t’u thënë deputetëve të PD. Ndërsa Ervin Salianji dëgjon gjithë kërshëri
Erion Braçe është shfaqur me një veshje të pazakontë në Kuvend. Mos ka harruar që është në seancë? Larg kostumit serioz, ai hedh çantën dhe largohet pa mbaruar seanca. Po ku po shkon…?
Flamur Noka dhe Edi Paloka, si zakonisht i qëndrojnë gati Berishës. Sa herë flet, ata i hapin rrugë, madje ngrenë dhe karriget që ish-kryeministri të hyjë në vendin e tij.
Ndërsa ministrja e Ramës, Gjonaj dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesa kanë diçka për të diskutuar. Paparaci i ka kapur vesh më vesh të dyja, ndërsa Kryeministri Rama qëndron indiferent, madje kthen dhe kokën.
Nga Albana Vokshi te Tom Doshi, më poshtë po ju sjellim foto të tjera…