Rajoni

“Ujqërit e natës”, çfarë bëjnë në Serbi rusët e dënuar nga SHBA

12:39 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetëra pjesëtarë të grupit të motoçikësitëve “Ujqërit e Natës”, kanë vizituar Banja Llukën, qendrën administrative të Republikës Srpska.




Për shkak të motit të motit të keq, ata kanë udhëtuar me automjete dhe jo me motoçikleta.

“Ujqërit e natës” janë të njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Pjesëtarë të këtij grupi kanë vizituar Kishën e Krishtit Shpëtimtar, që gjendet në qendër të qytetit dhe më pas kanë vendosur kurora me lule pranë statujës së perandorit të fundit rus, Nicholas II.

Grupi nuk është takuar me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, edhe pse ishte paralajmëruar një takim i tillë. “Ujqërit e Natës” janë në turneun e tyre të quajtur “Ballkani rus”.

Ky grup është në nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tyre në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.