![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia turke ka shkatërruar një grup të strukturuar të trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishin shqiptarë. Nga aksionin i autoriteteve turke kanë rënë në pranga 11 persona, ndërsa u janë sekuestruar 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.
Mësohet se droga kishte mbërritur në Turqi përmes rrugëve detare, duke iu shmangur policisë shqipater dhe asaj turke. Ndërkohë mediat turke shkruajnë se në pranga ka rënë dhe baroni i drogës Met Kanani, i cili në momentin e arrestimit mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.
Nga hetimet e nisura 6 muaj më parë rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me Jahte.
![Met Kanani](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/03/Met-Kanani.jpg)
Sipas mediave turke informacionet për ardhjen e lëndës narkotike në Turqi janë përcjellë nga autoritetet shqiptare.