![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës, ku vunë në pranga një shtetas shqiptar dhe katër grekë.
Arrestimet i tyre u krye në Selanik dhe në Drama. Grupi akuzohet se gjatë gjashtë muajve të fundit importonte kokainë dhe kanabis dhe e magazinonte për ta trafikua më vonë në qytete të ndryshme të Greqisë së veriut.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 73,3 gramë kokainë, 61,6 granë kanabis, 2 peshore, telefona celularë, një shumë parash prej 2.920 euro, si dhe 21.000 lekë.
U sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një motoçikletë që përdoreshin gjatë trafikimit.
Shfaq Komentet (0)