Modelja gjermane Heidi Klum ka blerë një shtëpi super luksoze me një pamje të mrekullueshme në New York. Ish-modelja e Victoria’s Secret nuk ka hezituar aspak të shpenzojë 5.1 milion dollarë për një shtëpi të mrekullueshme, ku mbizotëron ngjyra e bardhë.
Gjithashtu, raportohet se apartamenti ndodhet në katin e gjashtë, që është edhe kati i fundit i ndërtesës, duke i ofruar modeles 44 vjeçare mundësinë për të shijuar një pamje të mrekullueshme. Për ta kuptuar luksin në apartamentin e saj më të ri, mjafton t’i hidhni një sy fotografive të mëposhtme. J.K
Shfaq Komentet (0)