![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Edi Rama thotë se nuk di gjë, nëse Ilir Meta ka dëshirë të jetë kryeministër, por sërish i kujton se duhet të dalë forcë e parë që të arrijë postin e kryeministrit. Gjatë bisedës me Ylli Rakipin në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, Rama tha se ‘Meta e ka gabim që mendon se kriza zgjidhet në këtë mënyrë’. “Ai po stimulon krizën duke i dhënë oksigjen çadrës”, tha Rama.
“Ka një ligjësi demokracia, forca e parë është forca fituese, përkthehet në të gjitha demokracitë kushtetuese.
Nëse Ilir Meta dhe LSI dalin të parët, nuk diskutohet kjo
Nëse nuk dalin të parët, nuk diskutohet e kundërta.
Ju thatë, që Ilir Meta ka pretendime më të mëdha. Mua nuk më ka ekspozuar pretendime më të mëdha” u shpreh Rama.
Shfaq Komentet (0)