Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin. Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.
Si sot në 8 prill 1997
Vazhdon situata e rënduar në Tropojë. Dhjetëra njerëz janë plagosur që nga fillimi i trazirave dhe 5 janë vrarë, mes të cilëve 2 fëmijë. Në krye të trazirave qëndron familja Haklaj. Vriten 3 persona në Durrës.
Shfaq Komentet (0)