![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një inspektor policie Pyjore në Bashkinë e Ballshit dhe Kryetari i fshatit Drenovë janë arrestuar në flagrancë nga policia.
Në vendin e quajtur “Bregu i Gushës”, në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Nga veprimet hetimore u identifikua autori i kultivimit dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Meçan Mustaj, 49 banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh, duke e vënë në pranga.
Gjithashtu të njëjtin fat pat edhe kryetari i fshatit Drenovë, shtetasi Niko Nure, 41 vjeç. Ky i fundit e ka pësuar pë shkak të mos kallëzimit.
Njoftimi i policisë
Në bazë të Plan-Veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakaster, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore u identifikua autori i kultivimit dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i kryetarit të fshatit Drenovë, shtetasit: Niko Nure, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure.