![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 38 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Kjo pasi për shkak të një konflikti fizik për motive të dobëta me shtetasin Xh.O, 54 vjeç, ky i fundit është rrëzuar në tokë, duke marrë goditje të rëndë në kokë. Mësohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, duke marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Arrestohet shtetasi: Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, duke marrë ndihmë mjekësore.