AKTUALITET

Çështja Balili, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat hetimin

17:29 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda  vendosur  që hetimet ndaj Kelment Balilit të zgjaten edhe për trë muaj të tjerë.




Përmes një letër-porosie Prokuroria ka kërkuar të dhënë atë tjera nga shteti grek. Ndërkohë mësohet se deri më tani pala greke ka sjellë materialet e para lidhur me çështjen Balili.

Balili është quajtur ndryshe me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”, për shkak se akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike drejt vendeve fqinje  duke u shpërndarë më pas në gjithë europën.

Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2016, kohë kur dhe shteti grek kishte rënë në gjurmët e një rrjeti të madh të trafikut të drogës. Në kuadër të hetimeve autoritetet helene njoftuan dhe palën shqiptare  pasi kishin të dhëna që droga sigurohej nga Shqipëria.

Organet ligjzbatuese greke akuzonin Balilin si financues dhe organizues i trafikut të drogës në sasi të mëdha. Sipas tyre, trafikohej kryesisht marijuanëe cila nisej nga zona e Sarandës në Shqipëri përmes lundrimit në det për mbi 100 kilometra deri në gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore, nga ku dërgoheshin nëpër Europë duke përdorur kompani false transporti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.