Pas skandalit të shitjes së të dhënave personale të përdoruesve, rrjeti social Faebook ka pasur një rënie të ndjeshme të popullaritetit.
Agjensia Reuters së bashku me universitetin e Oxfordit kanë bërë një sondazh, nga ku 54% të të anketuarve kanë shprehur shqetësimin për keqpërdorim nga Facebook të të dhënave të tyre personale.
Më pak se gjysma e përdoruesve kanë besim tek lajmet që shpërndahen përmes Facebookut. Rregullat e shpërndarjes dhe përzgjedhjes së lajmeve prioritare kanë ndikuar ndjeshëm në humbjen e besimit të përgjithshëm tek Facebook.
Braktisja e Facebookut ka rritur ndjeshëm përdorimin për lajme të rrjeteve të tjera sociale, si aplikacioni i mesazheve Ëhatsapp, që brenda 4 viteve ka trefishuar përdoruesit, Instagram e Snapchat.
Pjesë e studimit u bënë 74 mijë përdorues nga 37 vende të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në fillim të këtij viti u zbulua se kompania e konsulencës politike Cambridge Analytica kishte përdorur të dhënat e mbi 80 milionë përdoruesve të Facebook, për tu servirur atyre informacione në ndihmë të kandidaturës presidenciale të Donald Trumpit.