![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Te “Ura e Mifolit” në Vlorë është gjetur sot një makinë e djegur. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës, i është bërë atentat me 15 plumba kallashnikovi, 35-vjeçarit Elidon Mehmeti.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të mjetit që i ishte zënë pritë, tip “Ford”, me targa AA 709 HM. Si i pasojë mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit Elidon Mehmeti, i cili sipas policisë ka qenë edhe shënjestra e këtij atentati.
Dyshohet se shkak për vrasjen e Elidon Mehmetit është bërë e shkuara e tij.
Sakaq, policia vijon punën për ngjarjen, dhe do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do tregojnë nëse makina e gjetur e djegur në “Urën e Mifoli”t ka lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Vlorë apo jo.